Bill Gates: Teachers need real feedback



Translator: Alba Xhani
Reviewer: Helena Bedalli Çdokush ka nevojë për një trajner. Nuk ka rëndësi nëse jeni basketbollist lojtar tenisi, gjimnast apo loje letrash brixh. (të qeshura) Trajnerja ime e brixhit, Sharon Osberg, thotë se ka me shumë foto të pjesës së prapme të kokës së saj se çdokush në botë. (Të qeshura) Më fal, Sharon. Le të fillojmë. Të gjithë kemi nevojë për njerëz që na japin vlerësime. Kështu ne përmirësohemi. Fatkeqësisht, ka një grup njerëzish që pothuajse nuk merr vlerësime sistematike për t'i ndihmuar ta bejnë më mirë punën e tyre, dhe këto njerëz kanë një nga punët më të rëndësishme në botë. E kam fjalën për mësuesit. Kur unë dhe Melinda mësuam sesa pak vlerësime të vlefshme marrin pjesa më e madhe e mësuesve, u habitëm. Deri kohëve të fundit, mbi 98 përqind e mësuesve marrin vetem 1 fjale si vlerësim: E kënaqshme. Nëse gjëja e vetme që do të më thoshte trajneri im i brixhit do të ishte "kënaqshëm", nuk do të kisha më shpresa për t'u përmirësuar. Si do ta dija unë cila ishte më e mira? Si do ta dija çfarë po bëja ndryshe? Sot, rajonet po riorganizojnë mënyrën sesi mësuesit vlerësohen, por gjithësesi ne vetë nuk i japim pothuajse asnjë reagim për t'i ndihmuar në përmirësimin e praktikave të ndjekura prej tyre. Mësuesit tanë meritojnë më shumë. Sistemi qe ndjekim sot nuk është i drejtë për ta. Nuk është e drejtë për studentët, dhe është duke e vënë në rrezik udhëheqjen globale amerikane. Kështu pra sot dua të flas rreth mënyrës sesi mund të ndihmojmë të gjithë mësuesit të pajisen me mjete për përmirësimin që ata duan dhe meritojnë. Le të fillojmë duke kërkuar kush ështu duke e bërë mirë punën. Mirë, fatkeqësisht nuk ka tabela me renditje ndërkombëtare për sistemin e vlerësimit të mësuesve. Kështu që kërkova në vendet ku studentet performojne mirë akademikisht, dhe pashë çfarë po bejnë ata për t'i ndihmuar mësuesit të përmirësohen. Duke marrë në konsideratë renditjet për aftësinë e të lexuarit, SHBA nuk është e para. Ne nuk jemi as ndër 10 të parët. Ne konkurojmë me Islandën dhe Poloninë për vendin e 15të Tani, ndër të gjitha vendet që ia dalin më mirë se SHBA në të lexuar, sa nga ata kanë një sistem formal për t'i ndihmuar mësuesit të përmirësohen? Njëmbëdhjetë nga 14. SHBA është renditur e 15ta për të lexuarin, por jemi të 23tët në shkencë dhe të 31tët në matematikë. Kështu pra, ka vërtet një fushë në të cilët renditemi afersisht të parët, dështimi në dhënien e ndihmesës për zhvillimin e aftësive të mësuesve tanë. Le të hedhim një sy drejt performuesit më të mirë akademik: provinca e Shanghait, Kinë. Tani, ata renditen të parët në të gjithë tabelën, në lexim, matematikë dhe shkencë, dhe një nga çelësat e suksesit të jashtëzakonshëm për Shanghain është mënyra sesi mësuesit ndihmohen të përmirësohen vazhdimisht. Ata kanë bërë të mundur për mësuesit më të rinj të kenë shansin të vëzhgojnë mësuesit mjeshtër gjatë punës. Ata kanë grupe studimi javore, ku mësuesit mblidhen së bashku dhe flasin rreth ecurisë së punës. Ata madje i kërkojnë çdo mësuesi të observojë dhe të japë vlerësime mbi kolegët e tij. Ju mund të pyesni, pse një sistem i tillë është kaq i rëndësishëm? Kjo ndodh sepse ka shumë variante në profesionin e të dhënit mësim. Disa mësues janë shumë më efektivë sesa të tjerët. Në fakt, ka mësues në të gjithë shtetin të cilët i ndihmojnë studentët e tyre të kenë përmirësime të jashtëzakonshme. Nëse mësuesi mesatar i ditëve të sotme do të bëhej po aq i mirë sa ata mësues, studentët tanë do të mahnitnin pjesën tjetër të botës. Kështu pra, kemi nevojë për një sistem që t'i ndihmojë mësuesit tanë të jenë po aq të mirë sa më të mirët. Si do të ishte një sistem i tillë? Mirë, për ta gjetur, fondacioni ynë ka punuar me 3,000 mësues në krahina në të gjithë vendin në një projekt të quajtur Matja e Mësimdhënies Efektive Vendosëm mbikqyrës për të parë video të mësuesve në klasë dhe për të vlerësuar ata në një gamë praktikash. Për shembull, a i bënin ata studentëve pyetje sfiduese? A gjenin mënyra të shumta për të shpjeguar një ide? Gjithashtu, studentët plotësuan një pyetësor, me pyetje si, "A e di mësuesi juaj kur klasa e ka kuptuar mësimin?" "A mësoni ju si t'i korrigjoni gabimet tuaja?" Dhe rezultatet ishin shumë ngacmuese. Së pari, mësuesit që dolën mirë në këto vëzhgime kishin rezultate më të mira me studentët. Kjo na tregon se po bejmë pyetjet e duhura. Dhe së dyti, mësuesit pjesmarrës ne program na treguan se këto video dhe pyetësorë për studentët ishin mjete shumë të dobishme diagnostikimi, sepse tregonin pjesët specifike ku ka vend për përmirësim. Dua t'ju tregoj se si duket kjo pjesë filmi nga MET në aksion. (Muzikë) (Video) Sarah Brown Wessling: Mirëmëngjes të gjithëve Le të flasim rreth asaj çfarë do bëjmë sot. Për të filluar, do të bejmë një rishikim kolektiv, në rregull? Një ditë rishikimi kolektiv, dhe qëllimi ynë në fund të mësimit është që ju të jeni të aftë të vendosni nëse keni lëvizje për të vërtetuar në esetë tuaja, apo jo. Emri im është Sarah Brown Wessling. Jam mësuese e gjuhës angleze në shkollën e mesme Johnston në Johnston, Iowa. Drejtohu te dikush që ke afër. Tregoji se çfarë mendon ti se kam ndërmend kur flas rreth levizjeve për tu vërtetuar. Unë flas për — Mendoj se ka një ndryshim për mësuesit midis abstraktit se si ne e shohim praktikën tonë dhe realitetit konkret të saj. Në rregull, dua t'ju lutem të më jepni fletët tuaja. Unë mendoj se video na ofron një gradë të caktuar të realtitetit Ti nuk mund të hedhësh poshtë çfarë po sheh në një video, dhe ka shumë për të mësuar nga ajo, dhe ka shumë mënyra me anë të të cilave ne mund të rritemi profesionalisht pasi i shohim. Unë kam vetëm një kamer dhe një tripod të vogël dhe kam investuar në këtë lente të vogël me kënd të gjërë. Në fillim të mësimit, unë thjesht e vendos në lartësi në fund të klasës. Nuk kap një pamje perfekte. Nuk kap çdo detaj të vogël të asaj çka po ndodh. Por unë mund të dëgjoj zërat. Mund të shoh mjaftueshëm. Dhe jam në gjendje të mësoj shumë nga ajo. Ka qenë vërtet një mjet i thjeshtë por i fuqishëm në vetë reflektimin tim. Në rregull, le të hedhim një sy tek më e gjata në fillim, ok? Sapo mbaroj me regjistrimin, unë e vendos në kompjuter, dhe më pas e shqyrtoj dhe i hedh një sy. Nëse nuk i shkruaj gjërat, unë nuk i mbaj mend. Kështu shënimet janë pjesë e proçesit tim të të menduarit, dhe zbuloj se çfarë po shoh ndërkohë që shkruaj. Vërtet e kam përdorur këtë për rritjen time vetjake dhe për reflektimin tim personal mbi strategjinë e mësimdhënies. dhe metodologjinë dhe menaxhimin e klasës, dhe të të gjitha aspekteve të ndryshme në klasë. Jam e kënaqur që e kemi zhvilluar edhe më përpara këtë proçes kështu mund të krahasojmë se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Mendoj se video nxjerr në pah kaq shumë mbi brëndësinë tonë si mësues në mënyrë që të na ndihmojë të mësojmë dhe kuptojmë, dhe më pas të ndihmojmë komunitetet më të mëdha të kuptojnë se me çfarë ka të bëjë kjo punë kaq komplekse. Mendoj se është një mënyrë për të ilustruar gjera të cilat nuk mund t'i mbajë një plan mësimor gjëra të cilat nuk mund t'i gjejmë në një standart, madje dhe gjëra që ndonjëherë nuk mund t'i përçojë një libër mësimor. Në rregull, të gjithë, kalofshi një fundjavë të shkëlqyer. Do të shihemi më vonë. [Çdo klasë mund të dukej e tillë] (Duartrokitje) Bill Gates: Një ditë, do të dëshironim që çdo klasë në Amerikë të dukej e tillë. Por prapë ka shumë punë për të bërë. Diagnostikimi i fushave ku mësuesi duhet të përmirësohet është vetëm gjysma e betejës. Gjithashtu ne duhet t'i japim mjetet për të cilat kanë nevojë për të vepruar ne diagnostikimin. Nëse mësoni se keni nevojë të përmirësoni mënyrën sesi shpjegoni thyesat, ju duhet të jeni të aftë të shihni një video të personit më të mirë në botë duke shpjeguar thyesat. Kështu pra ndërtimi i sistemit të plotë të vlerësimit dhe përmirësimit të mësuesve nuk do të jetë i lehtë. Për shembull, unë njoh disa mësues të cilëve nuk i pëlqen menjëherë ideja e një kamere në klasë. Kjo është e kuptueshme, por eksperienca jonë me MET sugjeron se nëse mësuesit ia dalin mbanë, të mbledhin video në klasat e tyre, dhe zgjedhin mësimet qe duan për t'i paraqitur, shumë nga ata do të jenë të gatshëm të marrin pjesë. Ndërtimi i këtij sistemi do të kerkojë gjithashtu një investim të konsiderueshëm. Fondacioni ynë vlerëson se ai mund të kushtojë deri në pesë bilion dollarë. Ky është një numër i madh, por nëse e vendosim në perspektivë, është më pak se dy përqind se ajo çka shpenzohet çdo vit për rrogat e mësuesve. Impakti tek mësuesit do të ishte fenomenal. Më në fund ne do të kishim një mënyrë se si t'i jepnim atyre vlerësimin, si dhe mënyrat se si të veprojnë mbi të. Por ky sistem do të kishte një ndikim edhe më të rëndësishëm për vendin tonë. Do të na vendoste në rrugën e sigurt ku studentët tanë do të merrnin një edukim të shkëlqyer do të gjenin një karrierë përmbushëse dhe shpërblyese, dhe do të kishin mundësinë të jetonin ëndrrat e tyre. Kjo jo vetëm do të na bënte një vend më të suksesshem. Do të na bënte gjithashtu më të drejtë dhe një të vetëm, në të njejtën kohë. Më emocionon mundësia për t'i dhëne të gjithë mësuesve tanë perkrahjen që ata duan dhe meritojnë Shpresoj dhe ju gjithashtu. Faleminderit. (Duartrokitje)

36 thoughts on “Bill Gates: Teachers need real feedback

  1. Shanghai’s successful story does correlate to teacher feedback practices, however that is NOT the reason that some schools in Shanghai succeed. Reason #1. Selection of students to enter those elite schools being tested #2 long hours of learning and teaching at schools #3 Long hours of learning and teaching after schools at home or other cram schools # 4 the culture that sets education as the top priority of the family #5 tiger moms or dads.

  2. "One Day we want every classroom to look something like that," …….. an all white classroom with money enough to buy a Smartboard………. Got it!

  3. God Bless you, Bill…and thank you for watching out for and investing in our educators. Together we're better.

  4. Give us more money, more time, and policies that are actually logical, effective, and are developed by actual educators.

  5. I dream of a world where people have the entirety of human observations in a sort of Random Access Memory; not cyborgs, just a really good system of finding and understanding relevant material. The only way I see us mustering the effort to do that is through the skillful forging of human group mentality in a database of all things humanly known, and a near frictionless entry system for both content, and ratings on that content.

  6. In philippines, lack of learning materials..need to search on the internet with your own money..the salary is so small..neglected..so much paper works..already has electronic class records but why still required to write in manual class records..teachers have families too..cannot even get health benefits for self and dependents..how can be effective & effecient with that situation..numbers of teachers here already commit suicide..

  7. We must also understand that sometimes it's not that the teaching is ineffective but it's the resources that are lacking that would help us teachers cater to the various learning styles (visual, tactile kinesthetic, audio, etc). I've been at schools at which there is and has been very limited teaching material that would help teachers do their job and sometimes the devices or material (that would help to make their lessons more interactive and interesting) aren't available and maybe costly for some teachers. If those could be made accessible to all teachers then the world would would definitely be a much better place. As many have declared, teachers haven't been rewarded or paid as much as they deserve and there's not enough money in the world that would suffice for the kind of service we render to all learners.

  8. Hello Sir, Mr. Bill Gates
    You have seen my message and I am hopeful that you will respond me positively and I am waiting for it.

  9. Teachers are the real nation builders,their role cannot be overemphasized. Teachers are given feedback here in Edo state Nigeria, the governor has trained learning and development officers who give feedback to different teachers in different schools everyday,and we have seen a steady progress in education since the inception of the program

  10. Srihaitanya and narayana are the best educational institution in the world.CAUZE THESE EDUCATIONAL INSTITUTIONS KILLED INNOCENT STUDENTS IN THE NAME OF EDCTION

  11. I’m sure that teacher improved her appearance and visual performance, and learned a lot about herself. And it made her feel improvement. And the kids? Learned that apparently appearance really matters. Sad…

  12. wonderful notion for teachers to tape their classes… except that it can be seen as a violation of FERPA unless you get a signed release from each student

  13. well…Bill Gates one of the most generous man in the world….just admired to the his kindness heart…and even getting older but still good looking….and still being handsome?

  14. it is not a good idea. Esp. in China lots of teachers will be watched by this technical camera which is a changeable way to sacrifice your independence.

  15. 用老公的钱买名牌,用自己的钱做善事,不是很好吗?未来的老公要多赚点。???

  16. Teachers get feedback. It's in front of them every single day. The students. They say every day that you are good or not. Teachers pay attention to your students.

  17. The woman in the video only has 20 students. Try multiplying that by two or even three. I have had high school math classes of 63 and 65. In an hour lesson, you can only spend 1 minute with each student. But I digress; the feedback I get is often very general and unconstructive. I do not want a helicopter hovering over me, but more than one 10-20 minute observation a year would be nice.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *